Foto ilustruese

E rëndë në Vaun e Dejës, 38-vjeçari humb kontrollin e zetorit, ndërron jetë rrugës për në spital

17 Qershor 2022, 15:40| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 15:59

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës. Rreth orës 14:45, një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Rr. po lëvizte me një mjet zetor por humbi kontrollin.

Për pasojë, zetori është përmbysur dhe 38-vjeçari u nis me urgjencë për në spitalin Rajonal të Shkodrës, por ndërroi jetë rrugës.

Ende mbeten të paqarta rrethanat, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?