E rëndë në Tiranë/ 'Të burgosura në shtëpi' Nëna dhe nusja dhunoheshin prej vitesh, asnjëra s'kishte bërë denoncim

26 Janar, 10:07| Përditesimi: 26 Janar, 16:18

  • Share

1705502911_dhune.jpg

Zbulohen detaje të tjera nga historia e rëndë e dhunës në familje. 35 vjeçari, Jetnor Zh., i cili dhunonte dhe mbante të mbyllur në banesë nusen, nënën e tij dhe vajzën e mitur kishte vendosur kamera deri në tualet.

Çifti kishte 10 vite që ishte martuar me bashkëshorten.

Duke fshehur dhunën fizike dhe psikologjike’ të patolerueshme nën pektun e xhelozisë së madhe ai i kishte ndaluar të gjitha lëvizjet dhe nuk e linte të punonte.

Xhelozia dhe sjelljet agresive të dhunës janë shtuar shumë në vitet e fundit. Asnjëherë në drejtim të policisë nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë, mëson gazetari I Report Tv, Sokol Dema.

 Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës.

Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që 35 vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?