E rëndë në Spanjë, gjendet i vdekur një shqiptar brenda shtëpisë së barit! U gjet me një tub gazi në gojë dhe i rrethuar nga pellgu i gjakut

19 Shkurt 2023, 18:14| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 18:15

  • Share

SPANJË- Një ngjarje e rëndë është në Spanjë ku një shqiptar është gjendur i vdekur brenda një ‘shtëpie bari’.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave policia vendase beson se viktima ishte një nga kopshtarët e plantacionit, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e bimëve narkotike.

Ai u gjet i vdekur me një tub gazi të lidhur me gojën e tij dhe i rrethuar nga një pellg gjaku. Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja të dukshme dhune, policia po e trajton ngjarjen si një vetëvrasje, por provat mjeko-ligjore do të jenë kyçe për të sqaruar nëse ka diçka tjetër.

Policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park, një urbanizim pranë Mont-roig del Camp. Banorët e zonës panë agjentë të Mossos d’Esquadra, ambulanca të Sistemit të Emergjencave Mjekësore ( SEM ) dhe zjarrfikësit, të cilët u vendosën në rrugën Secalló gjatë gjithë pasdites.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?