E rëndë në Shkodër, xhaxhai po pastronte çiften, qëllon aksidentalisht nipin! Ndërron jetë 10 vjeçari

9 Gusht 2022, 22:16| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 23:00

  • Share

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 10 vjeç ka ndodhur mbrëmjen e të martës në fshatin Samrisht të Shkodrës. I mituri është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij. Për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe ndonëse ambulanca ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë, i mituri i identifikuar si B.J., ka ndërruar jetë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se xhaxhai i identifikuar si Vlash Jakaj, 68 vjeç ishte duke pastruar armën dhe është shkrehur. Arma e gjahut ‘çifte’ që i mori jetën të miturit ishte me leje në ngarkim të xhaxhait. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë xhaxhai, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • B*3: 10/08/2022 15:38

    Ajo qe e karakterizon me shume burrin shqiptar, eshte PAPERGJEGJSHMERIA. Papergjegjshmeria ka sjelle shume te keqija (per mos cituar asnje). Papergjegjshmeria vjen si pasoje e PANDESHKUESHMERISE. Rrofte drejtesia shqiptare. Populli, nqs do vehten dhe jeten, duhet te ngrihet te protestoj kunder sistemit te kalbur te drejtesise, jo te ngrihet per interesat e Sales, Metes... Ngushellimet me te sinqerta familjareve! Zoti e paste engjellin e vogel ne Parajse!

    Përgjigju
  • Lepuri: 10/08/2022 09:37

    Pastron çiften e mbushur ne prani te femijeve. Po kjo a nuk eshte vrasje me dashje?

    Përgjigju
  • BENI: 10/08/2022 00:07

    MOS PASTRO ARMEN KUR KE FEMIJE NE SHTEPI,,,NUK PRISJE DOT O ZOG GOMARI TA PASTROJE NESER.....

    Përgjigju
  • Edmond: 09/08/2022 22:51

    Ngushellime Nje arme e dorzuar vullnetarisht , ose nje arme e bllokuar Nje Jet e shpetuar Nqs ka monatorjum pse duhet te jen armet me leje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?