Foto ilustruese

E rëndë në Shkodër/ 67 vjeçari digjet në gropën e qymyrit pranë banesës së tij

20 Dhjetor 2023, 09:42| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 12:41

  • Share

Një 67-vjecar në Shkodër ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. Ai ka rënë aksidentalisht në gropën e qymyrit, pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Vilzë.

Burime për Report tv thanë se salla operative është njoftuar në orën 21.15 nga familjarët, se “Qamil Lishaj ka rënë në zjarrin e furrës së qymyrit që kishte dy ditë që e kishte ndezur”.

Policia dhe zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje në orën 22.45 dhe punuan për fikjen e zjarrit.

Nga verifikimet u konstatuan mbetje të kockave të njeriut. Viktima, Qamil Lishaj kishte hapur gropën për djegien e qymyrit pranë banesës së tij, dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ka rënë brenda aksidentalisht. Prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?