Foto ilustruese

E rëndë në Shkodër, amerikania vret veten në hostelin ku banonte me qira! Dyshohet se vdiq nga mbidoza e ilaçeve

24 Maj 2023, 21:56| Përditesimi: 24 Maj 2023, 21:57

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër këtë të mërkurë. Një amerikane ka vrarë veten në një hostel ku banonte me qira. 36-vjeçarja ishte banuese në Texas te SHBA-ve.

Dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkak të një mbizdoze ilaçesh.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?