Bota

E rëndë në SHBA, policia vret një 16 vjeçare me ngjyrë

21 Prill 2021, 12:53| Përditesimi: 21 Prill 2021, 12:56

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish SHBA, ku mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihet se si policia qëllon për vdekje me armë zjarri një vajzë adoleshente me ngjyrë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në Columbus dhe shkaktoi një zemërim të madh te banorët e qytetit. Në kamerën e trupit të oficerit tregohen tregohen disa njerëz që sulmonin një person para se vajza të qëllohej disa herë.

Kryebashkiaku premtoi se do të bënte publik çdo detaj dhe u bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hetuesit të kryejnë punën e tyre.

Viktima është Ma’Khia Bryant dhe mësohet se jetonte në një shtëpi sociale. Tezja e saj deklaroi për mediat ndërkombëtare se mbesa ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër, por theksoi se ajo kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.

Menjëherë pas publikimit të lajmit shpërthyen protesta në të gjithë qytetin. 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?