Foto ilustruese

E rëndë në Konsipol ndërron jetë 4-vjeçari! Vrapoi nga pickimi i bletës, ra në liqen dhe u mbyt

16 Mars 2023, 14:11| Përditesimi: 16 Mars 2023, 14:46

  • Share

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, fëmija është pickuar nga bletët dhe ka vrapuar duke rënë në një kanal me ujë. Pasi është vërë re nga të afërmit është nxjerrë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë.

Policia bën me dije se sot rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, 4 vjeçari, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për gati 1 orë, fëmija 4-vjeçar nuk ka mundur të rikthehet në jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?