Foto ilustruese

E rëndë në Prizren, babai tenton ta vrasë të bijën! Qëllon me armë zjarri drejt saj

14 Prill 2023, 12:42
  • Share

PRIZREN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Randobravë të Prizrenit ku i ati ka tentuar të vrasë të bijën me armë zjarri.

Siç njofton Policia, 59-vjeçari, pas një konflikti me familjarët e tij, ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij 31-vjeçare.

Djali i tij ka mundur që t’i marrë armën nga dora të atiti duke shmangur tragjedinë. 59-vjeçari është larguar nga shtëpia.

59-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.

Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?