Foto ilustruese

E rëndë në Përmet, humbi kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë 45-vjeçari

23 Korrik 2023, 23:02| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 23:15

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbrezhdan në Përmet, një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në saj të një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan, Përmet, dyshohet se viktima rreth 45 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës  dhe si pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?