VIDEO/ E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Dyshohet se ishte në depresion, 4 ditë më parë u kthye nga Amerika

3 Qershor 2023, 21:40| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 11:47

  • Share

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, (3 qershor 2023) në Përmet në lagjen 'Partizani'. Një 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari, është vrarë nga djali i saj 24 vjeç.

I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

Dhimbja e babait!

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!”

Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit hetuesve të cilët në orët e vona të mbrëmjes mbërritën në banesë për të mbledhur provat dhe marrë dëshmitë që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. 

I tronditur nga ngjjarja, babai bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ato kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre, raporton gazetari i Report TV Piro Nase teksa solli në redaksi dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Në orën 23:40 të mbrëmjes së sotme tha se trupi I të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.

Arrestimi i 24 vjeçarit 

Çifti Muhollari janë prindër të 4 fëmijëve, Albit dhe 3 vajzave. I riu kishte vite që jetonte në Amerikë. 

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit është vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 23:47
E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Babai: Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit, i cili mbrëmjen e sotme mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Gazetari i Report TV Piro Nase duke raportuar nga vendi i ngjarjes, thotë se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.

Mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur debat. 

Ekspertë të kriminalistikës dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet hetimore. Madje gazetari i Report TV që raportoi në orën 23:40 të mbrëmjes së sotme tha se trupi I të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.

Ora 23:33
24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Pamjet e para nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë në Përmet

Ekspertë të kriminalistikës kanë mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në banesën në Përmetku ndodhi krimi i rëndë.

Report TV sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

68-vjeçarja Zeniat Muhollari u vra nga djali i saj 24 vjeç.

I riu Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën.

Të dy prej kohësh jetonin në Amerikë, dhe ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

Ora 22:26
Mbyti nënën e tij me plastmas, 24-vjeçari jetonte prej vitesh në Amerikë, ishte kthyer në Përmet për pushime

1685824294_policianaten.JPG

Albi Muhollari ka qenë në gjendje të rënduar depresive kur ka kryer vrasjen e nënës së tij Zeniat Muhollari. Burime bëjnë me dije se e ka mbytur me plastmas. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 04/06/2023 09:14

    Kur merr rruget e botes nuk eshte kollaj te mbijetosh e te kontrollosh femijen. Jeta e veshtire nuk perballohet nga te gjithe,ca i shkaterron,si djalin e shkrete. Keta tragjedi ndodhin kur jemi vetem,pa ate rrethin e dashurise rrotull,qe te ngroh ne kohen e ngricave shpirterore sepse shoqeria e shpartalluar ska me EJA KE DAJA,TU. EFTE XHAJA,ZEMRA E TEZES,JETA E GJYSHES....SKA ASGJE ME

    Përgjigju
  • Andi: 04/06/2023 00:26

    Po xxxx ku i pe gabelat ti ore o voglush

    Përgjigju
  • Toni: 03/06/2023 23:24

    Po spekuloj ketu , por ndoshta e ka prure nena ne Shqiperi per ta shkeputur nga droga. Ne ditet e para pa droge behen bisha, te cmendur. Depresioni eshte i keq, por zakonisht ata qe vuajne nga depresioni vrasin veten, jo prinderit.

    Përgjigju
  • Petrit Lulo: 03/06/2023 21:59

    Ne permet eshte zero krimi dhe veprat penale Ne keto 100 vitet e fundit! Doli nje idiot dhe aty qe e beri pis qytetin me te bukur dhe te paster, Me kulture dhe vlera! 100% ndonje i ardhur dhe i droguar, se permetari se ben kurre!

    Përgjigju
    • Trojani: 04/06/2023 06:21

      Sa komente te peshtira, idiot thot njeri gabel tjetri. Ju rente kjo semundje ne shpi e ta shikoni mire cdo te thote. Skeni faj ju se kujtoni se keni imunitet por nje ne kater ne vitet ne vijim do vuaj nga depresioni, alzaihmer/dementia etj, e tju shohim ju jogabeleve e te kulturuarve si do silleni. Gjynah nena shkrete, djali e familja, por ktu fajin e kane ata qe i cuan Shqiptaret ne emigrim. Amerika esht vend satanist ku mesohen vec pislliqe dhe femijeve i jepen medikamemte qe te vegjel. Emigracioni nuk eshte i lehte. Mallkuar qofshin politikanet tone.

    • Kristilda: 03/06/2023 22:59

      Jo o zotri mos i vendos keto epitete… I kam njohur personalisht , djalin e kam pasur nxeses . Djale i shkelqyer i edukuar familja e model .Por c’è do qe Problemet e shendetit mendor nuk duken se jashtmi dhe nuk i adresen dot nje zgjidhje te shpejte nuk duhen gjykuar gjerat kaq shpejt dhe ne kete menyre … Te pershendes

    • Xxxxx: 03/06/2023 22:32

      Haha gjysme permetit gabela...

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?