E rëndë në Patos, 47-vjeçari i shkon në shtëpi ish-gruas e dhunon dhe e hedh nga kati i dytë

26 Korrik 2020, 13:52| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 15:09

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Patos, ku një person ka dhunuar dhe ka hedhur ish-gruan nga kati i dytë i pallatit. 

Policia thotë se 47-vjeçari Saimir Rrapollari banues në Kurian, Roskovec dje ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas në Patos duke e keqtrajtuar dhe më pas e ka hedhur nga kati i dytë.

38-vjeçarja me inicialet E.S. ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, por kjo nuk e pengoi ish-burrin që t'i shkonte në shtëpi, ta dhunonte dhe ta hidhte nga kati i dytë. Gruaja ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ish-burri në qeli.

Saimir Rrapollari kishte një vit që ishte ndarë nga gruaja me të cilën kanë dy fëmijë, vajza.  Pas ndarjes Rrapollari kishte ikur në Roskovec, ndërsa 38-vjeçarja me vajzat jetonin në katin e dytë të një pallati në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" e mbetur në tentativë, "Dhunë në familje", "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", "Dhunimi i banesës" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Komento

Komente

  • TA RRAS LALA: 27/07/2020 08:12

    BUR IDJOT I PA ZOTI MASKARA E BUREC. U NDA SHIKO JETËN TËNDE JETA VAZHDON. E NJË NJERI I DREJT NJË NJERI I PASTËR PAGUAN DHE LEKËT PËR FËMIT. E FMIT E NDAJN SE KUSH ËSHTË FAJTORI. NJË BURR I VËRTET E NDËRTON JETËN PRAP GRA KA SA TË DUASH O BUR MUTI. SHKO TANI E PROVO DHE BURGUN O IDJOT O DEBIL I LER.

    Përgjigju
  • Tori: 27/07/2020 02:03

    Po pse more maskara mat forcen me nje grua te vuajtur ata femite e tu nuk I mendove ti aty te kalbesh

    Përgjigju
  • Edukim social!: 26/07/2020 22:46

    Katastrofe sociale. O Njerez, keta qe jane 40 vjec e lart e kane dhunen maskiliste ne gjak, s'kemi c'tu bejme. Ti denoje gjykata, por te pakten edukoni femijet tuaj qe divorci nuk eshte fundi i botes.

    Përgjigju
    • Por...me rigon: 26/07/2020 23:58

      Ti qënke 39.5 vjeç për vete

  • Daku: 26/07/2020 19:11

    Bravo ....cfar buri shum i fort...sa kishte kthyer sthot gje ...ishalla te kepusin ca vjet brenda ta shohesh b.e vicit k.der....

    Përgjigju
  • eda: 26/07/2020 16:53

    Plere,vetem drurin dine..ishalla po i japin ca vite te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?