VIDEO/ E rëndë në Mirditë, ranë në kontakt me linjën e amortizuar të energjisë elektrike, ngordhin 8 lopë! Fermeri kërkon kompensimin e dëmeve

15 Qershor 2023, 15:18| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:20

  • Share

Linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike në fshatin Lufaj, Njësia Administrative Selitë, në Mirditë, i ka shkaktuar një fermeri të zonës një dëm miliona lekësh. 8 lopë kanë ngordhur nga kontakti me energjinë elektrike, e cila ishte shkëputur dhe rënë në tokë.

Shërbimet e komisariatit të Mirditës dhe ekspertë të sektorit të blegtorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet. Linjat energjetike në fshatin Lufaj por në tërësi në gjithë Njësinë Administrative të Mirditës janë në kushte mesjetare, me tela nëpër shtylla të kalbura druri apo lidhur në pemë e bimësi.

Fermeri P.Gj, pret përfundimin e veprimeve hetimore për të kërkuar më pas kompensimin e dëmeve që janë të paktën 10 milion lekë. Vlen për tu përmendur, se rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë rrezikon edhe jetën e banorëve të zonës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?