E rëndë në Meksikë! Tifozët huliganë sherr masiv në stadium, 17 të vdekur nga dhuna (VIDEOT)

6 Mars 2022, 11:08| Përditesimi: 6 Mars 2022, 11:13

  • Share

E tmerrshme mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në kampionatin meksikan të futbollit ku 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy tifozërive.

Pas minutës së 60 të sfidës tifozët huliganë të Kueretaros kanë sulmuar kundërshtarët e Atlasit në tribuna, duke sjellë shumë panik në stadium. Për rrjedhojë familjarët, fëmijët dhe femrat nxituan të futeshin në fushën e blertë, ndërsa në fund bilanci ka qenë i frikshëm.

Përveç viktimës raportohen dhe 22 të plagosur ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autoritet atje vendosën të ndërprisnin ndeshjet e kësaj jave, ndërsa kanë nisur hetimet.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?