Foto ilustruese

E rëndë në Lushnjë, 18-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë pas konflikteve me bashkëshortin! Në hetim 24-vjeçari

2 Shkurt, 13:25| Përditesimi: 2 Shkurt, 16:30

  • Share

LUSHNJË- Një 18-vjeçare në Lushnje i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Policia e Lushnjës njofton se po heton bashkëshortin e saj 24-vjeçar pasi dyshohet se shkak për vetëvrasjen është bërë konflikti me bashkëshortin. 

18-vjecarja kishte pak muaj që ishte martuar me 24-vjeçarin. Vajza ishte nga fshati Fiershegan dhe djali nga fshati Çukas i Lushnjës. Kishin konflikte të vazhdueshme për shkaqe xhelozie pasi burri dyshonte se ajo e tradhtonte, thanë burimet. 

Vajza e ka kryer aktin ekstrem në shtëpinë e prinderve të saj në fshatin Fiershegan. Familjarët e kanë transportuar në spital ku ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes. 

Për ngjarjen është marre ne pyetje dhe po hetohet ne gjendje te lire 24-vjeçari. 

 “Nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese dhe për pasojë ka humbur jetën në spital pasditen e së enjtes”, bëri të ditur policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Pas disa ngjarjave të rënda ku fostoksina ishte pëdorur për vetëvrasje, ditë më parë, nëpërmjet një investigimi, Report Tv zbuloi sesi në Tiranë kjo lloj substance shitej pa kriter në farmaci të licensuara bujqësore. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?