Toka ku shpërtheu granata

Po punonin tokën, shpërthen granata e vjetër në Librazhd, lëndohen 3 persona! 2 gratë nisen drejt spitalit të Traumës

19 Mars 2023, 13:18| Përditesimi: 19 Mars 2023, 19:55

  • Share

LIBRAZHD - Një incident ndodhi këtë të diel në një fshat të Prrenjasit, ku 3 persona u plagosën nga një granatë e vjetër teksa po punonin tokën.

I plagosur ka mbetur 45 vjeçari Olsi Elezi dhe dy gra të cilat kur po punonin, kanë dëgjuar një shpërthim të fortë dhe janë plagosur në gjymtyrë.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e dy grave por nuk kanë pësuar dëmtime.

Për mediat, Olsi Elezi tregoi momentin kur ndodhi shpërthimi, nga i cili fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzisht.

 

Ora 19:36
U plagos duke punuar tokën me bel kur shpërtheu granata, 45-vjeçari: Nuk e mora vesh si plasi! Nuk mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty

 

Olsi Elezi është 45-vjeçari i cili u plagos në këmbë teksa po punonte tokën me bel kur shpërtheu granata në Librazhd. Ai u shpreh se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Ishim duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai teksa po merr trajtim në spital ndërsa duket që është ende në gjendje shoku.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/03/2023 23:22

    /LALA/,e kane goditur me veglat bujqesore pa e kuptuar fare,se duhet te kete qene disi e groposur ne toke dhe duke qene dhe e vjeter,eshte bere njesh me terenin,e padallueshme dhe keshtu eshte aktivizuar.

    Përgjigju
  • Lala: 19/03/2023 17:35

    Nuk ka shance te shperthej granata po se aktivizove me dore.kurioziteti te merr ne qaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?