E rëndë në Lezhë/ Mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë, polici vetëvritet me armën e shërbimit

16 Shtator 2023, 18:44| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 20:57

  • Share

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një efektiv policie është vetëvrarë. Gjin Lesi, punonjës i Sallës Operative Lezhë, ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës. Policia thotë se ai e ka marrë këtë akt në kushtet e rënduara psikologjike pasi ka mësuar se vunate nga një sëmundje e rëndë. 

"Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi  kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gjin lesi., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?