Foto ilustruese

E rëndë në Kumanovë, 40 vjeçari vret me thikë babain e tij

12 Janar 2023, 20:38| Përditesimi: 12 Janar 2023, 20:41

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut ku 40 vjeçari i identifikuar si B.J ka vrarë me thikë babain e tij 65 vjeçar. Pavarësisht se u dërgua nga spital, i ndjeri nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. 

“Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.40 vjeç nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J. 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë së Kumanovës. 

Kujtojmë se ky është krimi i dytë në familje brenda dy ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Ditën e djeshme, një person u arrestua pasi vrau me thikë nënë dhe gjyshen e tij 80 vjeçare. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?