VIDEO/ Makina përplas babë e bir në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, 4-vjeçari ndërron jetë! Shoferi i çoi në spital, më pas u dorëzua në polici

6 Janar, 20:10| Përditesimi: 6 Janar, 23:30

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ku një 4-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në fshatin Tapizë.

Policia bën me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues Erlis Beqjan ka përplasur kalimtarin Basri Balliu bashkë me djalin e tij 4 vjeç. Më pas shoferi i ka dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë por fatkeqësisht i mituri nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Më pas shoferi nga spitali është rikthyer dhe është vetëdorëzuar në komisiariatin e Policisë së Fushës Krujës.

"Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital", njofton policia.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baba i vetegjyqesise: 07/01/2024 06:56

    Keq per cunin e vogel e zoti e paste afer,shoferi e ka ba t veten eshte ndalu e i ka cu n spital.aksidentet ndodhin kudo

    Përgjigju
  • VETEGJYGJESI: 06/01/2024 21:31

    Vetem me dhune marrin vesh CUBAT e katundit Shqiperi. Duhet tua lerosh nenen qe te te therresin BABA keta brekegrisurit me macinat e babbi. Ligui duvet te jete ekstrem dhe te zbatohet nese doni qe CUNAT E BABIT Gangster te qyteterohen. Ligi duhet te jete i pa meshirshem me keto meshkuj kurva.

    Përgjigju
    • Arnold: 07/01/2024 17:31

      O mjeshter infromohu njeher para se t vjellesh vrer, ai qe i ka perplasur esht profesor edhe ska lidhje me gangot , por fatkeqesi qe ajo rrug ska ndricim faree

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?