Abdixhiku dhe Hoti

E rëndë në Kosovë, zbulohet plani për atentat ndaj kreut të LDK-së Abdixhiku, ish-kryeministrit Hoti dhe deputetëve të tjerë

18 Janar 2023, 22:21| Përditesimi: 18 Janar 2023, 22:23

  • Share

Në Kosovë është raportuar mbrëmjen e sotme një lajm shumë i rëndë. Mediat e Kosovës kanë raportuar ishte planifikuar një atentat me shënjestër kryetarin e LDK Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mësohet se plani për atentat është zbuluar nga shërbimet sekrete të vendeve partnere

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar autoritetet policore të Kosovës, të cilat kanë bërë me dije detaje në lidhje me ngjarjen.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë policia e Kosovës.

Ndërkaq mediat kanë përmendur edhe emra depuetëtsh përbec Abdixhikut si Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe Armend Zemaj. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës  deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka bërë me dijë se për këtë çështje janë informuar sot, ndërsa motivi sipas tyre është politik.

"Mund të konfirmoj se jemi informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi për një rrjet organizatash në Kosovë dhe shteteve tjera të BE-se dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime. Nga informacionet që kemi marrë ne, motivi është qartësisht politik, i qartë dhe e elaboruar. Ne kemi informuar organet e rendit, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe çështja po trajtohet në disa nivele. Ne i kemi marrë nga një burim që i referohet një agjencie të fuqishme inteligjence. Është emri i kryetarit dhe i tre deputetëve", tha ndër tjera ai.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kopalla: 20/01/2023 09:00

    Qervishin nuk po e hane me askush!

    Përgjigju
  • Udi: 19/01/2023 03:13

    Hajde pyka hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?