Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

E rëndë në Kosovë, trupi i pajetë i efektives së policisë gjendet pranë varrezave të Gjilanit

14 Nëntor 2021, 18:15| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 19:43

  • Share

Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Gjilan pranë varrezave të qytetit. Mësohet nga mediat vendase se viktima dyshohet të jetë një efektive policie.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet. Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas raportimeve, pranë trupit të viktimës është gjetur dhe një armë zjarri.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?