Foto ilustruese

E rëndë në Kosovë, nipi vret xhaxhanë! Shkak konflikti për pronën

28 Prill 2023, 12:44| Përditesimi: 28 Prill 2023, 12:46

  • Share

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësja të premteje në Kosovë, përkatësish në fshatin Kijecvë të Malishevës. Për shkak të një konflikti për çështje pronësië nipi ka vrarë xhaxhain e tij. Gazeta Sinjali raporton se autori i dyshuar është identifikuar si Berat Berisha 38 vjeç.

Ky i fundit jetonte dhe vepronte në shtetin e Anglisë, teksa ishte kthyer në vendlindje disa ditë me parë.

 Dyshohet se viktima dhe nipi i tij kishin shtëpitë në të njëjtin oborr. Autori është vënë në pranga.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?