Foto ilustruese

E rëndë në Kosovë, 17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij! I riu vdiq rrugës për në spital

21 Korrik 2023, 11:19| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 11:39

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vitisë në Kosovë, ku një 17-vjeçar ka vdekur pasi është goditur disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, moment kur shërbimet e urgjencës kanë marrë njoftimin për plagosjen e një të riu me thikë.

Sipas policisë 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Për pasojë është arrestuar dhe autori i dyshuar me iniciale A.H, i cili është bashkëmoshatar i viktimës.

Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të sherrit mes dy të rinjve.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?