Foto ilustruese

E rëndë në Korçë, nëna denoncon 40 vjeçarin se i ka ngacmuar seksualisht djalin me aftësi ndryshe

13 Tetor 2022, 16:08| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 16:09

  • Share

KORÇË- Një 55 vjeçare nga Korça ka denoncuar në Polici një 40 vjeçar, pasi 4 muaj më parë ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.

Referuar njoftimit zyrtar, blutë e qytetit, thonë se ndonëse ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë, familja vendosi që ta denonconte në polici vetëm 1 ditë më parë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Porodinë, Korçë, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit,” njoftoi policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?