E rëndë në një fshat të Korçës! Arrestohet kryeplaku 29 vjeç, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë që ka probleme të shëndetit mendor

13 Prill 2023, 12:50| Përditesimi: 13 Prill 2023, 19:55

  • Share

KORÇË- Kryeplaku i fshatit Rehovë në Vithkuq të Korçës është vënë në pranga, me dyshimet se ka abuzuar seksualisht me bashkëfshataren e tij, 23-vjeçe, me probleme të shëndetit mendor. Denoncimin në polici e ka bërë i ati i vajzës, me pretendimin se 29-vjeçari ka hyrë në banesën e tij dhe ka përdhunuar të bijën, e cila është e paaftë të mbrohet. Sipas tij abuzimi ka ndodhur mesditën e 8 Prillit, ndërsa denoncimin e ka kryer më 12 prill. Nëna e 29-vjeçarit mohon përdhunimin.

“Vij në shtëpi unë dhe e pyes pse je zverdhur. Ja më shau ky këtu (i ati i vajzës që dyshohet se është abuzuar) më tha, dhe e godita njëherë. Tani thonë që e kanë zënë (ka abuzuar seksualisht). Akuzohet sikur e ka zënë. Nuk ka kryer gjë, ai thjesht kishte pirë dhe kishte ikur atje. Nga mendja nuk është normale. Djali im nuk më tha gjë, erdhi fjeti gjumë. Atë e thirri i ati se do pinin ndonjë gotë. Im bir është beqar. Policia e mori dje. Iku vetë.”- tha ajo.

Të kundërtën thotë nëna e vajzës, e cila pretendon se kanë kapur fqinjin në banesë.

Burime nga policia thanë se Kryeplaku i fshatit Rehovë është arrestuar vetëm në bazë të denoncimit, pasi ende nuk ka prova për abuzimin seksual.

Banorët e zonës jashtë kamerës thanë se familja e vajzës ka kërkuar një shumë parash familjes Rapo si kusht për të tërhequr kallëzimin nga policia. Më shumë dritë për ngjarjen pritet të hedhë ekspertiza mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarës, ç’ka do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me abuzim seksual apo denoncim të rremë. 

Ora 15:56
Kryeplaku akuzohet për abuzim seksual, detaje nga ngjarja në Korçë, banorët: E pavërtetë, familja e tij, model! Prindërit e vajzës japin dëshmi kontradiktore

1681394494_vidhkuq.JPG

Banorët e zonës së Rehovës, duke folur për Report TV, jashtë kamerave kanë thënë se familja Rapo është një familje model dhe nuk e besojnë që Ervis Rapo të ketë abuzuar 23 vjeçaren. Gjithashtu burime nga terreni konfirmojnë që familja e vajzës i ka kërkuar një shumë të majme familjes Rapo si kusht për të tërhequr kallzimin nga policia. Ervis Rapo sipas familjarëve ka vetëm nje vit në detyrën e kryeplakut. 

Ajo që vihet re është dëshmia e Babait të vajzës në polici e cila është kontradiktore me deklaratën për media të së ëmës. I ati i vajzës ka thënë në polici që e ka parë 29 vjeçarin që po dilte nga banesa, ndërsa e jëma sot para kamerave tha se i ati e ka gjetur Ervis Rapajn së bashku me të bijën pa rroba ne korridorin e shtëpisë. 

Gjithashtu e jëma e 23 vjeçares hedh posht që vajza ka probleme mendore. Por policia dhe banorët e fshatit konfirmojnë faktin që vajza ka probleme të tilla. 

Ende nuk dihet nëse kemi të bejme me nje abuzim apo me një akt të montuar për perfitime.
 

Ora 14:20
Korçë/ I biri akuzohet se ka abuzuar seksualisht një vajzë me probleme të shëndetit mendor, nëna mohon akuzat: Djali s’ka bërë gjë

 

Ervehe Rrapo, e ëma e kryeplakut të fshatit i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në Korçë mohoi që i biri të ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Ajo u shpreh se ditën e djeshme djali i saj, ishte konflikuar me të atin e vajzës por nuk dinte më tepër informacion pasi i biri ishte rezervuar.

“Vij në shtëpi unë dhe e pyes pse je zverdhur. Ja më shau ky këtu (i ati i vajzws qw dyshohet se wshtw abuzuar) më tha, dhe e godita njëherë. Tani thonë që e kanë zënë (ka abuzuar seksualisht). Akuzohet sikur e ka zënë. Nuk ka kryer gjë, ai thjesht kishte pirë dhe kishte ikur atje. Nga mendja nuk është normale. Djali im nuk më tha gjë, erdhi fjeti gjumë. Atë e thirri i ati se do pinin ndonjë gotë. Im bir është beqar. Policia e mori dje. Iku vetë.”- tha ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?