Foto ilustruese

E rëndë në Klos, 57-vjeçari nuk ndihej mirë para se të merrte punën! Ndërroi jetë në spital

22 Shkurt 2023, 10:46| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 10:49

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Klosit. Një punëtor që priste të merrte punën nuk është ndjerë mirë.

57-vjeçari i identifikuar si Mujedin Biba, banues në Kukës u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital, ku u konfirmua vdekja e tij.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se 57-vjeçari, duke pritur për të marrë punën në dorëzim, dyshohet se ka pësuar infrakt dhe për pasojë ka humbur jetën.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?