Foto ilustruese

E rëndë në Itali, ziheshin shumë shpesh me njëra-tjetrën, 17-vjeçarja mbyt nënën e saj! E mitura pranon krimin

2 Janar 2023, 17:31| Përditesimi: 2 Janar 2023, 17:32

  • Share

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Palermos në Itali, ku një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj.

Viktima 55-vjeçare, Teresa Spano, mësuese në një shkollë fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj. Pas marrjes në pyetje, vajza e saj e mitur pranoi krimin e rëndë dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.

Vrasja ishte epilogu tragjik i një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?