Foto nga vendngjarja

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet me plumb në kokë! Italiani tenton të arratiset, hidhet nga ballkoni i katit të dytë

30 Qershor 2023, 19:07| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 22:31

  • Share

ITALI – Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në Catania. Ngjarja ka ndodhur brenda një apartamenti në via Santo Cantone. Shqiptari i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua menjëherë në urgjencë për të marrë trajtim mjekësor.

I plagosuri tjetër, 40 vjeç italian tentoi të arratisej duke u hedhur nga ballkoni i katit të dytë por nuk ia doli dhe la njolla gjaku nëpër mure.

Apartamenti nuk është i regjistruar për asnjërin prej tyre, por për një person të tretë që është gjithashtu me kombësi italiane. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur por një ndër pistat që po shqyrtohen nga prokuroria është edhe ajo e një mosmarrëveshjeje të mundshme lidhur me strehimin në banesën sociale.

Fqinjët kanë rrëfyer momentet e para pas ngjarjes.

"Ne ishim të mbyllur në shtëpi me kondicioner dhe në një moment dëgjuam një zhurmë. Pastaj im shoq shikoi jashtë ndërsa nuk lamë fëmijët të dalin. Nuk e dimë kush jeton në atë banesë sociale. Këtu ka gjithmonë fishekzjarrë. Nuk na e mori mendja se ishte e shtënë derisa dëgjuam alarmin e ambualncës”, tha një grua.

"Djali im thirri për ndihmë dhe ndodhet në komisariat për të dhënë dëshminë. Në një moment dëgjova një zhurmë sikur ishte rrëzuar dikush. Ishte një zotëri kërkoi ndihmë, nuk e dëgjuam të shtënën”, tha një tjetër fqinj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?