Foto nga aksidenti

E rëndë në Itali/ Me “Lambourgini’ përplasin makinën ku nëna po udhëtonte me dy fëmijët! Vdes 5 vjeçari, motra 3 vjeçe rëndë

15 Qershor 2023, 10:01| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 11:42

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 5-vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes kokë më kokë mes dy makinave në Romë.

Aksidenti fatal ndodhi dje në orën 15:45 në Romë, ku smarti brenda së cilës ndodhej 5-vjeçari me nënën dhe motrën e tij 3 vjeçe u përplas me një tjetër automjet, i drejtuar nga një i ri, i cili bashkë me katër pasagjerët ka qenë duke filmuar video për rrjetet sociale.

Sipas mediave italiane të rinjtë kanë qenë duke filmuar video për t’i postuar në YouTube.

Kjo është konfirmuar edhe nga një video 15 sekonda e shfaqur në internet pak para aksidentit ku njëri prej pasagjerëve shprehet: “Dita e dytë në Lamborghini, deri tani mirë!”

Sakaq, nëna dhe motra e 5-vjeçarit kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi që drejton fuoristradën pritet t'i nënshtrohet testeve të drogës dhe alkoolit.

 

 

 

 

VIDEO ku tallen me perdoruesit e modelit SMART

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?