Një prej avionëve të përfshirë nga flakët

E rëndë në Itali/ Përplasen 2 avionët e Forcave Ajrore, vdesin 2 pilotët! Momenti kur përfshihen nga flakët (VIDEO)

7 Mars 2023, 17:47| Përditesimi: 7 Mars 2023, 18:02

  • Share

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku 2 avionë të Forcave ajrore janë përplasur me njëri tjetrin. Përplasja ka qenë shumë e fortë për pasojë 2 pilotët kanë humbur jetën. Viktimë kanë mbetur nënkoloneli Giuseppe Cipriano , 47 vjeç me origjinë nga Taranto, dhe majori Marco Meneghello, 46 ​​vjeç nga Legnago.

Një prej avionëve ka rënë mes pallateve dhe është përfshirë nga flakët, siç duket në pamje, e ndërsa për fat të mirë, nga ky moment nuk ka pasur persona të lënduar. Majori Marco Meneghello humbi kontrollin e avionit, por bëri gjithçka për të shmangur shtëpitë në qytet. Një mrekulli mes tragjedisë mund të quhet, ku piloti arriti që të ulej në rrugë duke goditur një makinë, e duke shmangur që bilanci të ishte më tragjik.

Meneghello dhe Cipriano ishin dy instruktorë. Përplasja ndodhi tre ose katër minuta para përfundimit të fluturimit. Ata po fluturonin në 457 metra lartësi teksa ishin gati për t'u rreshtuar në pistë. Prokuroria e Tivolit po kryen kontroll në zonën e tragjedisë dhe do të nisë hetimet për të rindërtuar atë që ka ndodhur. Nga ana tjetër edhe inspektorati aeronautik do të nisë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Pak para tragjedisë ata kishin pozuar së bashku, shumë të qeshur pa e ditur që kjo do të ishte fotoja e fundit. 

1678208360_berisha.JPG

Giuseppe Cipriano (majtas) me Marco Meneghello. Foto e realizuar pak para fluturimit 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?