Foto ilustruese

E rëndë në Itali, nëna vret vajzën 14-vjeçare dhe hidhet nga dritarja e shtëpisë! Babai gjen të bijën pa shenja jete në tualet

18 Shkurt 2023, 17:31| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 17:34

  • Share

Një krim i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Oristano, Itali. Nëna ka vrarë vajzën e saj 14-vjeçare dhe më pas është hedhur nga dritarja e katit të parë të pallatit ku banonte.

Gruaja 52-vjeçare, Monica Vinci u transportua menjëherë në spital me helikopter, ndërsa gjendja e saj është shmë e rëndë. Ndërsa vajza e vogël, Chiara Carta u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë.

Ishin disa kalimtarë që vunë re gruan dhe njoftuan menjëherë ish-bashkëshortin e saj. në momentin që ka hyrë në banesë ka zbuluar krimin makabër. Vajza pa shenja jete ishte e shtrirë në banjën e shtëpisë në një pellg gjaku.

Ajo kishte plagë të dukshme nga thika. Ende mbeten të paqartë motivet e vrasjes. Gjithçka dihet është që gruaja jetonte me vajzën e saj në apartamentin e katit të parë, nga ku u hodh pasi vrau të bijën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?