Një qen Pitbull dhe Igli Tare

E rëndë në Itali/ Igli Tare sulmohet nga një pitbull ndërsa shëtiste, lëndohet vetë dhe humb një prej qenve

5 Shkurt 2021, 12:15| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 12:22

  • Share

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur në Romë drejtorit sportiv të Lazios, ish sulmuesit të kombëtares kuqezi, Igli Tare.

Ai u sulmua nga një pitbull ndërsa po bënte shëtitje me qentë e tij

Igli Tare ishte duke ecur pranë vendbanimit të tij në Olgiata, ku ai jeton prej disa kohësh me familjen e tij.

Teksa doli për disa hapa për të marrë ajër  të pastër dhe për t'u çlodhur pak, ai kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se një pitbull do i shpëtonte pronarit  dhe do të përpiqej ta sulmonte Taren.

Ndërhyrja e mbikëqyrjes arriti vetëm të kufizonte dëmin, por Tare humbi një qen, i vrarë nga Pitbulli, ndërkohë që vetë ish-futbo9liusti është lënduar.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?