Salerno, Itali

E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët

22 Prill, 13:32| Përditesimi: 22 Prill, 13:36

  • Share

Një fëmijë vetëm 13 muajsh humbi jetën pasi u kafshua nga dy pitbullët e një shoku të nënës së tij.

Vetë e ëma e cila tentoi të ndërhynte u sulmua nga qentë në vilë. Ngjarja e rëndë që shokoi Salernon në Itali ushënua paraditen e sotme.

Ka qenë ora 08:00 kur njëri nga qentë sulmoi të ëmën dhe i mori foshnjën.

“Foshnja iu rrëmbye nga krahët" thotë krybashkiaku Eboli Mario

As ndërhyrja e dajës së fëmijës nuk mundi të shpëtojë nga goja e qenve të voglin.

E gjitha ndodhi shumë shpejt ,por ngre alarmin dhe shqetësimin për të gjithë ata që mbajnë qen të tillë në banesë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?