E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit

17 Prill, 10:03| Përditesimi: 17 Prill, 10:07

  • Share

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë rrëzimit nga një lartësi prej 4 metrash në Asola, në zonën e Mantovës.

Ai po punonte me dajën e tij për rinovimin e një ndërtese, por në momentin që ra nga skela e ndërtimit ishte vetëm.

Sipas mediave italiane viktima i identifikuar si Abdulla Bisku gjeti vdekjen e menjëhershme pas rrëzimit më tokë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Aktualisht viktima jetonte me familjen e tij në Asola, vetëm 300 metra larg vendit të aksidentit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?