Foto ilustruese

E rëndë në Greqi! Po ndërronte gomën e kamionit, mjeti zë poshtë 47-vjeçarin shqiptar! Ndërron jetë

1 Nëntor 2022, 15:38| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 15:58

  • Share

GREQI- Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e së martës në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke rregulluar gomat e kamionit, por situata i doli nga kontrolli. Ai kishte vendosur një krik, i cili ka lëvizur dhe për pasojë mjeti e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Harilaou, konkretisht në rrugën “Psellou”. Njerëz të një biznesi pranë vendngjarjes e kishin parë 47-vjeçarin më herët në mëngjes duke punuar te mjeti, por pas rreth dy orësh, panë këmbët e tij dhe kuptuan se diçka e dyshimtë po ndodhte.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 01/11/2022 19:01

    tamam profesionist....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?