Foto ilustruese

E rëndë në Greqi, arrestohet punonjësi i supermarketit, dispononte 2.5 mln materiale pornografike të miturish

10 Qershor 2022, 15:43| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 15:51

  • Share

GREQI-  Një punonjës supermarketi në Greqi është vënë në pranga pasi i janë gjetur 2.5 milionë materiale pornografike. Mediat greke zbuluan detajet tronditë dhe thanë se i arrestuari i cii është lënë nga autoritetet në paraburgim, pasi ky është rasti më i madh i pornografisë së fëmijëve për sa i përket sasisë së dosjeve.

Autoritetet bëjnë me dije për Zougla.gr se autori është arrestuar më 6 qershor.

Sipas të dhënave ai kishte filluar të grumbullonte materiale pornografike rreth 20 vite më parë dhe përmbajtja ishte për fëmijët nga 3 vjeç e lartë.

I arrestuari jetonte në shtëpinë e prindërve të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse fitonte para nga materialet që dispononte apo ishte i fiksuar pas pornografisë me të mitur.

Sipas mediave greke kjo do të provohet pasi hetuesi pritet të urdhërojë hapjen e llogarive bankare, ndërsa provat dixhitale do t’i dërgohen Në/Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike të Greqisë Veriore për  ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Detajet që çuan Drejtorinë e Krimeve Kibernetike drejt hetimeve të mëtejshme erdhën nga  Europol, në kuadër të një operacioni në rrjetin e errët të internetit (Darknet) të kryer nga  autoritetet franceze  në fillim të vitit të kaluar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?