Foto nga vendi i ngjarjes

E rëndë në Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan, i dehur nxjerr armën dhe e qëllon në kokë

16 Shkurt, 08:12| Përditesimi: 16 Shkurt, 10:27

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij rumune, Jana Bajan, 29 vjeç. Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.

39-vjeçari Gentian Mino dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën.

Ai u ka thënë autoriteteve se pasi ishte kthyer në banesë kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëllloi dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Shqiptari rezulton i njohur për autoritetet pasi rezulton me precedent penal për trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. 

Ora 10:17
Del foto, kush është shqiptari që vrau me plumb në kokë gruan në Greqi

Në foton më sipër shihni shqiptarin Gentian Mino, i cili pas një sherri me gruan e ka qëlluar atë me armë. 29-vjeçarja gjeti vdekjen nga një plumb që e kapi në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës, ndërsa shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?