Policia greke në vendngjarje

E rëndë në Greqi, 36-vjeçari shqiptar qëllon me armë drejt ish-të dashurës! Plagoset vëllai i saj dhe 30-vjeçari grek që i shoqëronte

4 Prill 2023, 21:40| Përditesimi: 4 Prill 2023, 21:43

  • Share

GREQI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paleo Faliro, ku një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ndaj një makine. Brenda saj ishin ish e dashura e tij 26 vjeçare nga Shqipëria, vëllai i saj 20-vjeçar dhe një shtetas grek, 30 vjeç.

Shqiptari ka qëlluar me armë drejt ish partneres së tij sapo ka zbritur nga makina. Nga të shtënat mbetën të plagosur vëllai i saj 20 vjeç dhe shoku i saj 30 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të gjetur autorin ndërsa gjetën 2 gëzhoja që dolën nga arma.

36-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet ende është larguar në drejtim të panjohur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?