E rëndë në Greqi/ Shqiptari lidh dhe i jep me dhunë pilula aborti të dashurës greke për t’i dhënë fund shtatzënisë

22 Shkurt, 08:15| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:09

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar i ka ndërprerë me dhunë shtatzëninë të dashurës së tij 19 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Zakynthos, ndërsa shqiptari është arrestuar nga policia greke.

Sipas mediave vendase, 27-vjeçari e ka marrë të dashurën në shtëpinë e tij, dhe aty e ka lidhur, dhunuar dhe e ka detyruar që të pijë kokrra aborti.

19-vjeçarja ishte 2 muajshe shtatzënë. Të nesërmen në mëngjes, 21 shkurt, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijën e ka abortuar.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, ushtrimit të dhunës dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.

Ora 15:02
Dhunoi të dashurën greke dhe e detyroi të abortonte fëmijën, ky është 27 vjeçari shqiptar (Foto+Emri)

1708611187_ymerhaxhiaj.PNG

Mediat greke kanë publikuar foton e 27 vjeçarit shqiptar Ymer Haxhiaj i cili ka dhunuar dhe i ka dhënë ilaçe të dashurës së tij 19 vjeçare greke për të dështuar fëmijën që mbante në bark.

Arrestimi i tij u bë i mundur në vendin e quajtur Cilivi pas denoncimit të bërë nga e reja Athina Marula.

Të rinjtë bashkëjetuan për pak kohë por më pas nisën mosmarrëveshjet mes tyre. 19 vjeçarja vendosi të largohej nga banesa dhe të jetonte me prindërit e saj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?