Autori Klodjan Saliaj

E rëndë në Greqi, 2 shqiptarë hyjnë t'i grabisin banesën, njëri godet 10 herë me thikë të moshuarin (EMRAT)

29 Dhjetor 2023, 08:35| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 11:52

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodian Saliaj, ka goditur 10 herë me thikë një të moshuar, ndërsa po i grabiste shtëpinë.

Sipas mediave greke 73-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni.

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante jashtë.

Sipas ERT, kur i moshuari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste për ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.

Dy shqiptarët u arrestuar pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit.

Ora 11:26
Goditi 10 herë me thikë 73-vjeçarin në Greqi gjatë tentativës për ta grabitur, ja kush është shqiptari (EMRAT)

1703845613_7777.jpg

Personi që shihni në foto është Klodjan Saliaj, i riu nga Vlora që masakroi një të moshuar në Greqi, duke e goditur 10 herë me thikë. Ai kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit për të grabitur, ndërsa u përball me këtë të fundit dhe e plagosi rëndë.

Sipas policisë, 25-vjeçari Klodian Saliaj, nga Armeni i Vlorës, shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 29/12/2023 16:15

    vlonjat,,burre i poshter,,rriheni sa ti dali shpirti...

    Përgjigju
  • I am: 29/12/2023 14:18

    Vareni nga mjekra.

    Përgjigju
  • Adi: 29/12/2023 13:12

    A mor cun ca do heqesh ne burgjet greke do te shkoj jeta , do te q motra

    Përgjigju
  • Shpellari: 29/12/2023 11:14

    Nuk justifikon ngjarjen e shëmtuar...Loja ,ka arbitër...,

    Përgjigju
    • Jo ore jo: 29/12/2023 13:00

      Po Kur Arbitri eshte i Shitur? Buka e femijeve e justifikon cdo mjet! Provo mendoje njeher sikur mos te coje rrogen e tre muajve ne shpelle kete fundviti ti dhe flasim! Teoricien terminologjish zotrote!

  • Te presim njeher perpara se ta gjykojme!: 29/12/2023 09:08

    Ateher Sipas teorise zyrtare ky eshte nje grabites. Po sikur ky te kete punuar nja 3 muaj te ky Greku dhe ku i fundit mos ti kete dhene leket? Pra nese ky djal e ka bere per buken e familjes se tij, e cila atje i kishte shpresat per Vitin e Ri????????? Te presim!

    Përgjigju
    • Lindi: 29/12/2023 14:15

      O fshati, ka masakruar nje te moshuar, nje te pafuqishem.Nuk justifikohet dot. Cdo problem sado I komplimuar qofte e ka nje zgjidhje. A shikoni ju qe gjithandej shkruhet "jo dhunes".

    • Fatih: 29/12/2023 11:51

      Cfar te presim me keta monstra qe bejne te tilla gjeste anti-njerzore, edhe sikur leket ti kishte borxh siç thua ti, te shkonte me polici per denancim, dhe jo ta vriste

    • xxx: 29/12/2023 11:39

      Taleban .Nuk mund te vrasesh.Ky i pagdhenduri , rritur mes kafshesh dhe te ngjashmit me te na e kane nxire emrin e shqiptarit.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?