Kronikë

Tragjike në Gjirokastër, shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën 12-vjeçarja, u asfiksua nga tymi! Zjarri ra nga qiriri, mungonte energjia elektrik

28 Nëntor 2021, 22:07| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 11:09

  • Share

Tragjike në Gjirokastër! Një 12-vjeçare, Krisanthi Ndrico, ka humbur jetën si pasojë e flakëve në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, kur të zotët e shtëpisë kanë dhënë alarmin se banesa është përfshirë nga flakët.

Pas zbardhjes paraprake të dinamikës së ngjarjes mësohet se shkak i zjarrit që shkrumboi banesën ishte një qiri, pasi prej orës 17 të pasdites së të dielës fshatrat e Dropullit ishin pa energji elektrike, ndërsa zona e Gjirokastrës është përfshirë nga reshje të forta shiu dhe ere. Burimet pohuan se 12-vjeçarja u izolua në banjë, pasi flakët u shpërndanë në shtëpi dhe familjarët kërkonin ndihmë për të shuar zjarrin që përfshiu banesën dykatëshe. I plagosur në spital ka përfunduar edhe babai i saj, Irakli Ndrico, i cili ishte në banesë bashkë me të kur ra zjarri.

'Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N. Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare H.N, ku si pasojë janë  dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër. Pas mbërritjes në spital  12 vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi I.N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Vetëm pak javë më parë një tjetër tragjedi ndodhi nga zjarri në fshatin Hllomo, të bashkisë Gjirokastër, ku për pasojë humbën jetën një një çift të moshuarish. Shkak i zjarri ishte bërë bombola e gazit. Irakli dhe Fotini Panajoti, përkatësisht 84 dhe 73 vjeç humbën jetën në mënyrë tragjike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 29/11/2021 00:04

    E gjora vajze, cfare fat tragjik paska pasur. Te kishe dale jashte moj zemra e vogel, pse u izolove ne banjo.. Sa gjynah..!!!

    Përgjigju
  • Shtet i marum: 29/11/2021 00:02

    109 shtet e hala bahen fjal per drita e per mbijetes

    Përgjigju
  • Arbër: 28/11/2021 22:57

    Deri sa serbët furnizojnë me energji elektrike kështu do e kemi, mjerisht.

    Përgjigju
  • ardi: 28/11/2021 22:53

    baba legen la fëmijën të vdiste e tij dhe shpëtoj për vete, ca kuptimi ka jeta o plehrë pa fëmijën?!

    Përgjigju
  • Qobani: 28/11/2021 22:22

    Ashtë e dobishme për hoxhallar krejt qka tflasim ta argumentojn,prrallat jan dal prej mode,të gjorët jetojn n'korriz t'huaj,po e shesin shpirtin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?