Foto nga vendngjarja

E rëndë në Gjermani, nxënësi 17 vjeçar vret me thikë mësuesin e tij brenda klasës

10 Janar 2023, 20:32| Përditesimi: 10 Janar 2023, 20:34

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Munsterland të Gjermanisë ku një 17 vjeçar ka vrarë me thikë mësuesin e tij brenda klasës së një shkolle profesionale. Sipas medias gjermane De Spiegel, 17 vjeçari ka hyrë në një klasë ku mësuesi 55 vjeçar po qëndronte i vetëm dhe e ka goditur me thikë. Pavarësisht përpjekjeve nga ekipet e urgjencës, mësuesi ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Ka qenë 17 vjeçari ai i cili ka njoftuar ambulancën dhe policinë, duke treguar se ka kryer krimin e rëndë. Efektivët e policisë kanë kryer arrestimin e tij pa hasur në rezistencë. Ndërkohë që ende nuk është zbardhur motivi i konfliktit mes mësuesit dhe nxënësit 17 vjeçar, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?