Forcat e policisë në Florida

E rëndë në Florida, vdesin fëmija, 20-vjeçarja dhe gazetari nga të shtënat me armë! Arrestohet 19-vjeçari

23 Shkurt 2023, 07:33| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 07:37

  • Share

SHBA – Një 19-vjeçar, i identifikuar si Keith Melvin Moses është arrestuar nga policia në Florida nën akuza për vrasje pasi qëlloi me armë mëngjesin e së mërkurës. Si pasojë e të shtënave gjatë ditës humbën jetën një vajzë 9-vjecare, një grua rreth të 20-ave dhe një gazetar që punonte për Spectrum News 13.

I riu i arrestuar pritet të akuzohet për katër të shtëna të tjera që ndodhën më vonë gjatë ditës, duke përfshirë vrasjen e gazetarit. Ai ka të shkuar kriminale që përfshin akuza për armë, sulm të rëndë dhe sulm me një armë vdekjeprurëse. Ende nuk dihet arsyeja përse i riu shënjestroi dy gazetarët dhe nënën e vajzën që u qëlluan me armë.

Rreth orës 11 të mëngjesit u raportuan të shtëna pranë rrugës Hialeah, ku gjetën një grua rreth të 20-tave, e cila u qëllua dhe vdiq nga plagët e saj.

“Më vonë në orën 4:05, ne morëm telefonata 911 për një tjetër të shtënë në atë vend ku kishte ndodhur vrasja e parë dhe një të shtënë aty pranë,” tha një oficer policie.

Dy gazetarët – një fotograf dhe reporter – ishin në vendngjarje për të mbuluar vrasjen atë mëngjes dhe u qëlluan brenda ose pranë automjetit të tyre. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku u raportuan të shtënat e treta dhe gjeti një grua në Harrington Street dhe vajza e saj 9-vjeçare u qëlluan gjithashtu brenda një shtëpie. 9-vjeçarja ka vdekur. Ende është e paqartë pse i dyshuari hyri në shtëpi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?