Foto ilustruese

E rëndë në Fier/ Makina përplas nënë e bijë, ndërron jetë nëna 60 vjeç! Në pranga shoferi, drejtonte automjetin në gjendje të dehur

30 Dhjetor 2020, 10:13| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 11:03

  • Share

FIER - Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së hënës (28 dhjetor) ku një makinë ka përplasur dy këmbësore në Fier e për pasojë ndërroi jetë një prej tyre.

Ngjarja u regjistrua Fier në afërsi të fshatit Marinëz në orën 16:30 ku një makinë tip “Opel Astra” ka përplaur dy këmbësore me iniciale Z. K. 60 vjeç dhe N.K. 33 vjeç banuese në Roskovec.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit me iniciale S.P. ishte në gjendje të dehur ndaj ai është arrestuar.

Vajza dhe gruaja të cilat u përplasën u dërguan menjëherë në spitalin e Fierit ku 60-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më pas (29 dhjetor).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt".

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 30/12/2020 14:27

    Autoshkolla kaq di po fajtor Jane komisjoni qe jep patenta Duke Mos respektuar rregullat e qarkullimit qe gabimin me te vogel duhet ta skualifikoje

    Përgjigju
  • Turi: 30/12/2020 10:17

    Keta plerat e autoshkollave qe u japin patenten te lare e te palare se jua blejne me leke dhe perfundimi eshte ky , ngushellime familjareve

    Përgjigju
    • Baiura: 30/12/2020 11:52

      Ishte Police

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?