Ngjarja e rëndë në Delvinë/ Djali 12 vjeç po ruante delet kur u sulmua nga 6 qentë e një kopeje tjetër! I vogli me plagë të rënda (VIDEO)

25 Gusht 2023, 11:43| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 17:03

  • Share

Një fëmijë vetëm 12-vjeç po ruante kopenë e deleve në fshatin Rusan të Delvinës kur u sulmua nga 6 qen stani. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes, 24 gusht 2023, në vendin e njohur si stanet e Rusanit.

I mituri u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Sot gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar, por ka plagë të shumta në këmbë, kofshë e krahë, siç shihet në këto pamje të siguruara nga Report TV nga dhoma e spitalit.

Bluzat e bardha jashtë kameras thanë se ky është një rast i rallë për ta, por ia kanë dalë ta mbajnë në jetë 12-vjecarin. “Ka kafshime të shumta në trup, plagë të thella dhe hemoragji, por fatmirsisht nuk është prekur arteria kryesore”, tha një mjek.

Prindërit e tij nuk ndodhen në spital, ata janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi për ngjarjen. Po kështu çobani i kopesë që ishte dëshmitar okular i ngjarjes së paprecedentë po pyetet për rrethanat.

Report TV përmes burimeve mëson se 12 vjecari po kthehej nga kullota në stan me tufën e bagëtive. Ishte i vetëm kur ndeshi në një kope tjetër me bagëti dhe 6 qen stani e sulmuan. Hetimet për këtë rast të rëndë vijojnë nga policia e Sarandës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/08/2023 00:36

    Ne rradhe te pare, 12 vjec nuk duhej te bente ate pune,ajo pune eshte per prinderit,jo per te.Ka apo nuk ka kode e ligje per punen e shfrytezimin e femijeve ky shtet?! Hetojne arixhinjte qe nxjerrin femijet per te lypur,po kete rast perse nuk e hetojne? Ne rradhe te dyte,ai bariu i tufes tjeter cfare dreqin bente,perse nuk i ndaloi qente me komanda?!

    Përgjigju
  • Julia: 25/08/2023 16:01

    Me vjen shume keq per djalin dhe i uroj sherim te shpejte,dhe buka e gojes e ka derguar per te ruajtur bagetine e shtepise se tij por ajo qe me shqeteson eshte se,mire njerezit jane terbuar por po terbohen dhe qente

    Përgjigju
  • Mergimtari: 25/08/2023 14:39

    Qente me kater kembe jane prezen ne ambientet publike,ne cdo qytet.Ne oret e vona nuk mund te kalosh ne pika te ndryshme te Vlores se te rrezikohet jeta nga "Kopete"e qeneve.A eshte detyre e Bashkise te marre masa per jetet e qytetareve?

    Përgjigju
  • Scutari: 25/08/2023 13:17

    Janë bërë më shumë qen sesa hajdutë!

    Përgjigju
  • Goni: 25/08/2023 11:56

    Ose futini ne strehe, ose hiqini qafe keta qen rrezik per te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?