Autori, bashkëshortja dhe fëmijët

E rëndë në Brazil, i vendos 4 fëmijët në gjumë dhe më pas i vret! Arrestohet 33-vjeçari! I tha policisë se e bëri për shkak se e kishte braktisur gruaja

16 Dhjetor 2022, 14:08| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 14:28

  • Share

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi në Brazil, ku një baba vrau katër fëmijët e tij me një jastëk dhe tha se e bëri këtë për tu "hakmarrë", ndaj nënës së tyre që e kishte braktisur.

Trupat e viktimave, të moshave 3, 6, 8 dhe 11 vjeç u gjetën të martën në shtëpinë e të dyshuarit në Alvorada, Brazili jugor.

Policia arrestoi autorin e ngjarjes së rëndë,  David da Silva Lemos, 28 vjeç të nesërmen. Ai i tha policisë se u kishte dhënë fëmijëve “çaj” për t’i qetësuar, para se t’i mbyste me jastëk dhe t’i godiste me thikë për vdekje.

Fëmijët u gjetën të vdekur në shtëpi me plagë me thikë kur familjarët thirrën policinë. Gjyshja nga nëna e viktimave beson se ai i vrau fëmijët për t'u "hakmarrë" ndaj nënës së tyre të larguar së fundmi.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?