E rëndë në Bosnje, bodybuilder vret ish gruan dhe babë e bir! Videot e vrasjes i publikon në Instagram, më pas vrau veten

11 Gusht 2023, 22:07
  • Share

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Autori ishte një 35 vjeçar boshnjak.

Autori arriti të largohej. Disa orë më pas policia e gjeti të vdekur në makinën e tij. Ai vrau veten para se të arrestohej, tha policia në një deklaratë për median cituar nga Agjencia France Press, AFP

Ngjarja u shënua në Gradašac, një qytet i vogël në Bosnjën verilindore ndërsa mes viktimave ishte dhe ish bashkëshortja e tij.

“Sulejmanoviç e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu, e plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.

Autori ishte një bodybuilder profesionist dhe trajner fitnnesi, i cili përcolli live në instagram vrasjen e parë dhe më pas postoi video të tjera ku justifikonte krimin e tij raportuan mediat lokale.

Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në rrjetet sociale nga i dyshuari ishin fshirë.

Mbajtja e armëve në Bosnje është një shqetësim, pavarësisht operacioneve për çarmatosjen e popullatës. Gradaçan është një qyteti i vogël me rreth 40 mijë banorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 12/08/2023 11:26

    Te frysh trupin me anabilizante,pjek trurin dhe ik per lesh. Nuk eshte as i pari dhe as i fundit,sepse hormonet kete efekt kane shkencerisht,por debilet duan muskuj kali kur jane vetem njerez. Keshtuqe kthehen ne kafshe.

    Përgjigju
    • Jahja Parllaku: 13/08/2023 15:07

      Mendoj se nuk esht pune Hormoni por pune Turpi ?!!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?