Foto nga shtëpia ku ndodhi vrasja

Kosova & Rajoni

E rëndë, masakroi me thikë nënën dhe plagosi gjyshen, tenton të arratiset 35-vjeçari në Greqi

30 Nëntor 2021, 12:04| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 12:06

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Agrinion në Greqi, pasi një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare dhe ka plagosur gjyshen e tij dhe më ps tentoi të arratisej nga dritarja e shtëpisë.

Ishte pikërisht gjyshja e plagosur ajo që me vështirësi arriti t’i telefononte policisë që fatmirësisht arritën në kohë për ta arrestuar.

Fqinjët dhe familjarët janë të shokuar nga ngjarja, ndërsa sipas informacioneve të publikuara në mediat greke.
End nuk është bërë me dije shkaku që shtyu 35-vjeçarin të kryente këtë krim makabrë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?