Foto ilustruese

E rëndë! Gjenden pa shenja jete 2 fëmijë mes flakëve në banesën e tyre në Greqi, në ‘luftë’ me vdekjen vëllai 2-vjeçar

14 Dhjetor 2021, 10:36| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 10:38

  • Share

GREQI- Nja ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Kamatero në Greqi, pasi dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç janë gjetur pa shenja jete në banesë, pasi atë e kaploi zjarri.

Sipas informacioneve paraprake ishin zjarrfikësit që zbuluan trupat e të vegjëlve, ndërsa gjetën me lëndime të rënda në trup vëllain e tyre 2-vjeçar i cili aktualisht ndodhet në spital, duke “luftuar” me vdekjen.

Ende rrethanat e ngjarjes nuk janë të qarta, ndërsa sipas mediave greke fëmijët janë anëtarët e një familje rome.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë nga 15 zjarrfikës që operojnë me katër automjete.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?