VIDEO/ Shmanget tragjedia në Tiranë, 11-vjeçari prek aksidentalisht telat e korentit! Dërgohet me urgjencë në spital

17 Korrik 2023, 19:30| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 20:58

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 19:00 në kryeqytet. Një i mitur 11-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, duke pësuar dëme serioze. I mituri është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa 11-vjeçari ishte duke luajtur me bashkëmoshatarë të tij në lagje, teksa topi i humbi në kasetën e energjisë elektrike që gjendet në hyrje të pallatit.

Sapo u afrua ta merrte ra në kontakt me energjinë. Paraprakisht dyshohet se dera e kasetës së shpërndarjes së energjisë elektrike ka qenë e hapur dhe në dukje është e amortizuar. Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivë të Komisariatit nr. 2, të cilët mblodhën provat në vendin e ngjarjes, teksa në vijim do të përcaktohen shkaqet e plota. Punonjës të OSHEE mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët nisën riparimin e kasetës, në pronësi të të cilëve është.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?